Personelit shëndetësorë që kanë vdekur gjatë pandemisë, i dedikohet pullë postare

  • E. /
  • 28 January 2021 - 11:45
Personelit shëndetësorë që kanë vdekur gjatë pandemisë, i dedikohet pullë postare

Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19.

Në nderim të tyre, është bërë prezantimi i pullës postare.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit.

Pulla postrae mban emrin “Heronjtë mantelbardh”,

Gjithashtu mirënjohje u janë ndarë mjekëve dhe infermierëve që ishin prezentë.

(Kosova Sot Online)