
Lexoni edhe:
Vetëvritet në qeli pas 18 viteve burg, kush është i dënuari që i dha fund jetës
Biznismeni i njohur Albert Krasniqi është vrarë dje me armë zjarri nga baba i tij, Skender Krasniqi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00, ku i dyshuari babai i tij, është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Vetëvritet në qeli pas 18 viteve burg, kush është i dënuari që i dha fund jetësLexoni edhe:
Vet Skender Krasniqi kishte kontaktuar policinë pas vrasjes së birit.
Ndërsa, sot një ditë pas tragjedisë, media po qëndron në vendin ku ka ndodhur vrasja, ku edhe kishte jetuar familja Krasniqi.
Një qetësi po mbizotëron në vendin ku ndodhi ngjarja, derisa edhe lëvizjet e qytetarëve në atë pjesë janë të pakta.
Ende nuk ka informata zyrtare se cili ishte motivi i vrasjes.
Ndërsa, viktima Albert Krasniqi ishte një person i njohur për publikun si burri i ish-missit Besa Gashi, për sherrin e tij me reperin Noizy dhe për të qenit i përfshirë si menaxher i disa artistëve në Kosovë.
(Kosova Sot Online)