Momenti kur Albert Krasniqi kishte plagosur Noizyn në Prishtinë
Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.
Rigels Rajku i njohur si Noizy ishte dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.
Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt ndërkaq ishte dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyej me para.
Vendimi i gjykatës i ngarkonte Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.
Dje ndërkaq, personi që ishte dënuar për plagosjen e Noizyt ka ndërruar jetë, ndërsa, dyshimet e para janë se të njejtin e ka vrarë babai i tij që tashmë është arrestuar.
Momenti kur kishte ndodhur plagosja:
(Kosova Sot Online)