![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Rival në politikë por këtë gjë e kanë të përbashkët Albin Kurti e Avdullah Hoti
![Rival në politikë por këtë gjë e kanë të përbashkët Albin Kurti e Avdullah Hoti](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/29/auto_v11611908467.jpg)
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pasionant i madh i sportit.
Ai rrallë herë shihet në stadiumet kosovare.
Për herë të fundit Kurti ka përcjellur Kombëtaren e Kosovës kundër Malit të Zi në Prishtinë, ndeshje e zhvilluar në vitin 2019.
Por në kohën e lirë ai preferon të shikojë futbollin anglez.
Kurti është tifoz i kampionit aktual, Liverpoolit.
Është interesant të theksohet që edhe kryministri në detyrë, Avdullah Hoti është tifoz i flaktë i ‘të kuqve’.
(Kosova Sot Online)