Baraliu: Vasfije Krasniqi-Goodman mund të jetë kandidate për presidente

  • A.P /
  • 29 January 2021 - 23:24
Baraliu: Vasfije Krasniqi-Goodman mund të jetë kandidate për presidente

Analisti politik kosovar në SHBA, Bleron Baraliu, ka thënë se nuk do të çuditej nëse kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, do të kandidohej për presidente në nomenklaturën e radhës.

Baraliu, ka mbështetur aktivizimin e Krasniqi-Goodman për gratë e dhunuara në Kosovë.

“Nuk besoj që zgjedhja e saj Vetëvendosje ka qenë për arsye morale, por pavarësisht se çka, është e drejtë e saj. Nuk do të befasohesha aspak nëse Vasfija do kishte qenë kandidate për presidente mas zgjedhjeve”, ka deklaruar Baraliu.

Krasniqi-Goodman mban numrin 7 në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes.

Vasfije Krasniqi Goodman është gruaja e parë në Kosovë që ka folur hapur për përdhunimin gjatë luftës në Kosovë më 1999’ën.

(Kosova Sot Online)