![](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/30/200x200_21611997836.jpg)
Lexoni edhe:
KQZ mban sot mbledhje pas vendimit të Gjykatës Supreme
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se krimi dhe korrupsioni duhet të luftohet seriozisht në vend.
Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kritikuar LDK-në dhe VV-në për degradim të rendit dhe ligjit.
KQZ mban sot mbledhje pas vendimit të Gjykatës SupremeLexoni edhe:
“Qeveritë e koalicionit të mashtrimit të madh, të 6 tetorit të vitit 2019, edhe ajo e Albin Kurtit edhe ajo e Avdullah Hotit, jo vetëm që nuk e kanë avancuar rendin dhe ligjin, por e kanë kthyer komplet mbrapa”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka thënë se duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe “jo të shantazhohen organet e drejtësisë”.
(Kosova Sot Online)