Lexoni edhe:
5 të vdekur dhe 282 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Kosova dhe Izraeli, sipas marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke.
Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.
5 të vdekur dhe 282 raste të reja me koronavirus në KosovëLexoni edhe:
Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.
Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.
Zotimi i Izrealit për njohjen e Kosovës u bë në fillimshtatorin e vitit të kaluar, në kuadër të marrëveshjes së arrirë në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
(Kosova Sot Online)