Ministri i Jashtëm i Izraelit: Sot po bëjmë historinë dhe dua ta falënderoj SHBA-në

  • E. /
  • 01 February 2021 - 15:38
Ministri i Jashtëm i Izraelit: Sot po bëjmë historinë dhe dua ta falënderoj SHBA-në

Kosova dhe Izraeli e kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi e ka cilësuar historike këtë njohje, ndërsa për këtë e ka falenderuar SHBA-në.

“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër tjerash.

Dy ministritë e Jashtme kanë nënshkruar edhe një memorandum për konsultime politike dhe një për bashkëpunim zhvillimor.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv. 

(Kosova Sot Online)