
Lexoni edhe:
Kosova është shtet që i ngjan perëndimit të egër të Afrikës me hajni, zhvatje dhe korrupsion!
Një polic është lënduar gjatë konfrontimit me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD).
Pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka arritur ambulanca.
E gjitha ndodhi pasi anëtarët e PSD-së vendosen mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhy edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.
Kryetari i PSD’së dhe anëtarë të tjerë janë ndaluar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me ta.
(Kosova Sot Online)