Nëse e keni kaluar koronavirusin, mund të keni nevojë vetëm për një dozë të vaksinës

  • E. /
  • 02 February 2021 - 16:37
 Nëse e keni kaluar koronavirusin, mund të keni nevojë vetëm për një dozë të vaksinës

Pasi morën vetëm një dozë të vaksinës kundër Covid-19, personat që ishin infektuar më parë me koronavirus treguan nivele të antitrupave të barabarta me ose mbi ato të njerëzve që kishin marrë të dyja dozat por që nuk ishin infektuar asnjëherë, sipas një studimi të botuar të hënën.

Personat me infeksione të mëparshme gjithashtu duket se kishin efekte anësore më të përgjithësuara pas dozës së parë, të tilla si lodhje, ethe dhe dhimbje muskulore, të ngjashme me ato që pjesëmarrësit e tjerë pritet të kenë pas një doze të dytë të një vaksine mARN, shkruajnë studiuesit.

Autorët e studimit argumentuan se vendosja e një rregulli të ri për t’u dhënë këtyre individëve vetëm një dozë do të zgjidhë ngërçin e krijuar nga mungesa e vaksinave.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se njerëzit duhet të vaksinohen edhe nëse kanë pasur Covid-19, pasi është ende e paqartë se sa zgjat mbrojtja e antitrupave.

(Kosova Sot Online)