Spitali i Pejës: 11 pacientë të prekur me koronavirus në gjendje të rëndë

  • E. /
  • 03 February 2021 - 10:13
Spitali i Pejës: 11 pacientë të prekur me koronavirus në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 71 pacientë të prekur me virusin COVID-19, ndërsa 54 pacientë janë në oksigjeno terapi. Nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, e katër pacientë janë në respirator (CPAP).

Sipas njoftimit të spitalit, brenda 24-orëve të fundit janë shëruar tre pacientë nga COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Aktualisht 71 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa 3 Pacientë janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 221 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje të dytë të gjinisë mashkullore.

259 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,997

analiza ndërsa janë kryer 9 operacione.

(Kosova Sot Online)