Kishte rënë në koma pak para se të shpërthente pandemia, 19-vjeçari përjeton shok kur zgjohet

  • G.g /
  • 04 February 2021 - 08:31
Kishte rënë në koma pak para se të shpërthente pandemia, 19-vjeçari përjeton shok kur zgjohet

Një djalosh 19 vjeçar i quajtur Joseph Flavill nga Staffordshire e Mbretërisë së Bashkuar ishte goditur nga një veturë më 1 mars të vitit 2020, në kohën kur në këtë shtet ishin paraqitur vetëm pak raste me COVID-19.

Që nga ajo ditë, Flavill kishte rënë në koma për 10 muaj rresht dhe nuk ishte në dijeni se çfarë ishte duke ndodhur nëpër botë, shkruan CNN.

Tani ai ka filluar ta marr vetën dhe të ngrihet nga koma mirëpo për të gjendja me të cilën po përballet e gjithë bota është e panjohur.

“Mendoj se do të jetë një shok i madh. Ne mezi po e kalojmë tërë këtë, nuk jam e sigurt se si do ta përjetoj ai”, ka thënë tezja e tij.

Flavill ishte bërë gati që të vizitonte Pallatin Buckingham në maj të vitit të kaluar mirëpo aksidenti e la atë me dëmtime të mëdha në tru dhe që nga atëherë, për 10 muaj ai ishte në koma.

(Kosova Sot Online)