Çka përmban saktë plani i ri i Makron për Kosovën e Serbinë?
Një seri e zgjidhjeve të propozuara në dekadat e fundit dhe ato që ka përmendur presidenti i Serbisë Vuçiq dhe të cilat kurrë nuk i publikoi, i shtohet edhe një e propozuar në takimin me Makron që u quajt inovative për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, po çka nënkupton ajo sipas analistëve serb, shkruan “Nova.rs”
Asnjë medium francez nuk ka publikuar propozimin inovativ për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që ka përmend Makron në takim me gazetarët, përveç deklaratës së Vuçiq se është i gatshëm për zgjidhjet që janë inovative për të cilat pajtohen dy palët, por konkret nuk u dëgjua asgjë.
E gjithë kjo u nxjerr nga deklarata e Vuçiq në kontestin se në bisedime për Kosovë është “i gatshëm të dëgjojë Makronin dhe idetë e tij novatore”.
“Jam i gatshëm të mbështes Vuçiqin për idetë e reja, për zgjidhjen që do sjell përparim në këtë çështjes dhe për të cilën pajtohen dy palët, që janë të pranueshme dhe që mundësojnë zgjidhjen e kësaj çështje që përbën palcën kurrizore të Evropës. Llogaritni në angazhimin tim për normalizimin e raporteve dhe rrugën për stabilitet në atë regjion”, tha Makron.
Diplomatët dhe ekspertët për raporte ndërkombëtare janë pyetur për zgjidhjet novatore për shthurjen e nyjës së Kosovës?
“Kjo më duket si ekuacion me dy të panjohura. Me të vërtetë nuk di si do të jetë kjo zgjidhje, kemi pas aq shumë”, tha Dragan Gjukanoviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike.
Ai për Nova.rs tha se Franca nuk ka kapacitet politik për të ripërtërirë dialogun, por kjo është e mundshme në kohezion edhe bashkëpunim me Gjermaninë dhe ShBA.
“Është shumë vështirë të zgjidhet enigma e zgjidhjes inovative, por vështirë është të pritet që Franca e vetme ta shfaq atë. Kjo është e mundshme në bashkëpunim me Uashingtonit dhe Berlinit, por mendoj se ende nuk ka ardhur deri të si-energjia mes faktorëve”, tha Gjukanoviç.
Zgjidhja e re novatore e Makronit është e panjohur edhe për diplomatin Zoran Milivojeviç. Ai konsideron se ajo duhet të jetë në përputhje me qëndrimin e perëndimit.
“Kjo përfshinë njohjen pa njohje. Nuk ka shans që Franca dhe perëndimi të ndërrojnë qëndrimin për Kosovën, Nëse shkohet në drejtim të zgjidhjes që do mbështetet nga perëndimi, atëherë ajo shkon në drejtimin e modelit të dy Gjermanive. Në situatën kur dialogu është i bllokuar dhe ecni në rrugën e integrimit evropian duhet të ecni në drejtimin që mbështet perëndimi”, tha Milivojeviç.
Në modelin gjerman, perëndimi ka pranuar gjendjen faktike në terren dhe faktin se Gjermania lindore ekziston, por nuk ka pranuar pavarësinë e saj. Ky model nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Mendoj se Serbia llogarit në gjendjen faktike në veri, përkatësisht në atë pjesë Kosova nuk ka sovranitet. Gjendja faktike, përveç veriut nënkupton edhe enklavat dhe manastiret dhe faktin se bëhet fjalë për pretoktorat të OKB-së thotë Milivojeviç.
Ish-ambasadori Sreçko Gjukiç thotë se për zgjidhjen e problemit të Kosovës janë dhënë shumë propozime por që nuk kanë ardhur në rend të ditës.
“Kosova ka marr të gjitha elementet e nevojshme të pavarësisë. Për të pranuar ndonjë zgjidhje novatore duhet të bëjmë “kthesë”, përkatësisht që heqim dorë nga disa elemente të sovranitetit. Kjo sigurisht nuk është përcaktim i kufijve, sepse ai propozim ka dështuar”, thotë Gjukiç.
Ai thekson se për te zgjidhje novatore do të ishte aleanca e fuqishme e Kosovës me Serbinë, diçka si Komonvelti në Britani.
“Ato do të ishin të lidhura me rrjetën e merimangës , por kjo për Serbinë do të ishte garanci se Kosova nuk bashkohet me Shqipërinë. Të gjitha zgjidhjet tjera janë shqyrtuar mijëra herë. Pritjet e Beogradit nuk janë të qarta. Beogradi nuk guxon të deklarohet përderisa nuk merr një mesazh merr ose le”, tha Gjukiç.
(Kosova Sot Online)