Putin i fut hundët në Kosovë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike kanë diskutuar për çështjen e Kosovës dhe furnizimin me vaksina.
Në njoftimin e Kremlinit thuhet se Putin zhvilloi bisedë telefonike me Vuçiqin. Një nga temat e bisedës ka qenë edhe çështja e Kosovës ndërsa Vuçiç me këtë rast shpalosi situatën për Kosovën në kontekst të bisedave të tij me partnerët e jashtëm.
“Pala ruse konfirmoi qëndrimin e saj parimor mbi zhvillimin e një zgjidhjeje të ekuilibruar të problemit të Kosovës, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Është theksuar se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë për këtë dhe çështje të tjera të rëndësishme”, thuhet më tej.
Gjithashtu Putin dhe Vuçiq kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale si dhe për furnizimin e vaksinës “Sputnik V” (GamKovidVak) që e zhvilloi Rusia.
(Kosova Sot Online)