Blindohet Greqia, avionët luftarakë mbi qiellin e Egjeut dërgojnë një mesazh për Turqinë
Katër avionë “Rafale” zbarkuan në bazën ajrore greke Tanagra për stërvitjen ushtarake “Skyros 2021”.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare greke Nikos Panagiotopulos i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë me armatimin me avionët e rinj luftarakë.
“Ky ushtrim është një mundësi e shkëlqyeshme për të dy vendet për t’u afruar dhe për të zhvilluar mënyra të qasjes në një nivel të rregullt dhe operacional, si dhe për të dërguar një mesazh të qartë.
Ishtë një mundësi për forcat ajrore të dy vendeve për të promovuar bashkëpunimin e ndërsjellë në një mjedis të kërcënimeve të shumta, duke përmirësuar cilësinë e trajnimit të tyre, ndërsa na lejon gjithashtu të ruajmë disponueshmërinë e ekuipazheve tanë në misione komplekse, përfshirë furnizimin e avionëve” tha Panagiotopulos, i shoqëruar nga ministri francez.
(Kosova Sot Online)