Fillon seanca e parë e rigjykimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • G.g /
  • 05 February 2021 - 10:24
Fillon seanca e parë e rigjykimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ka filluar seanca e parë në rastin e rigjykimit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Prokurori i rastit gjatë seancës tha se Spasojeviç, Rosiç dhe Basara vepruan “si një grup i organizuar kriminal së bashku me Milan Radojiciç, Zvonko Veselinoviç dhe Zeljko Bojiç, të cilët janë në kërkim, dhe me qëllim… morën pjesë në veprimet kriminale të grupit duke ditur që një pjesëmarrje e tillë do të kontribuonte në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit”, ka thënë ai.

“Ky grup kriminal ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, ” Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, secili nga të pandehurit ka kryer veprime inkriminuese-konkrete për grupin në fjalë, veprimtaritë e këtij grupit kriminal të organizuar kanë rezultuar me vrasjen tani të të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku paraprakisht nga i njëjti grup është djegur edhe vetura e tij”, ka thënë më tutje ai.

Prokurori dha detaje edhe për gjësendet që janë gjetur në vendin e ngjarjes e me të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit me 16 janar 2018 po akuzohen Marko Roshiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basaran.

Ivanoviç, kreu i partisë Liri, Demokraci, Drejtësi, u qëllua për vdekje para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë më 16 janar 2018.

Në kohën e vdekjes së tij, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë në 1999. Ai kishte pretenduar pafajësi.

Përveç Kosovës, edhe Prokuroria Speciale e Serbisë po heton vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

(Kosova Sot Online)