Lexoni edhe:
Valdete Daka: Asnjëherë institucioni i KQZ’së nuk ka qenë më i politizuar
Zyrtari policor me iniciale N.K nga Lipjani është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar fizikisht tre persona në stacionin policor në Lipjan, pasi ka dyshuar se ia kanë ngacmuar seksualisht gruan.
Njëri prej tyre, viktima Sh.R, pretendon se ka qenë i detyruar ta pranojë fajin shkaku i maltretimeve të mëdha.
Valdete Daka: Asnjëherë institucioni i KQZ’së nuk ka qenë më i politizuarLexoni edhe:
Ai thotë se asnjëri prej tij dhe shokëve nuk kishte të bëjë me ngacmimin e gruas së policit në fjalë, teksa shton se këtë mund ta dëshmojnë edhe kamerat.
Sipas tij, polici i ka parë kamerat tek pompa e benzinës në kohën kur është sulmuar gruaja e tij, kohë kur ka rastisur të jetë edhe ai me shokët e tij dhe kjo ka çuar deri tek arrestimi.
“Unë isha me shokin tim të fëmijërisë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime dhe atë natë isha në punë deri në ora 9:00. Erdh me më pa dhe edhe dolum në qytet për të pirë diçka. Pastaj në ora 10:00 është mbyllur lokali dhe kemi dalur për të ecur me vetura ku pastaj kemi takuar edhe një shok tonin. Atë e kemi marrë për të shkuar në një pompë të benzinës, për të blerë diçka edhe për t’u shëtitur e pak ma vonë shkuam në shtëpi.
Pas tre dite kanë ardhur dy zyrtarë të policisë ma kanë bo: a je ti Shkelqimi, thashë po. Ata më thanë hajde me neve se kemi pak punë. I thashë po, veç t’i kryej edhe do punë, Më pas më kanë dërguar në stacion. Nuk kam dit asgjë, më vonë e kam kuptuar që polici i ka pa kamerat në atë kohë kur kemi qenë bashkë e që ka rastis se i është ngacmu gruaja. Unë s’kam asgjë të bëj me rastin”, ka thënë ai për Sinjali.
Sh.R thotë se në stacion policor ishte maltretuar aq shumë nga polici N.K, saqë ia kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar, duke i thënë se do t’ia nxjerrë shpirtin.
“Si kam hyp në veturë kanë filluar që të bërtasin, më kanë çu në oborr të stacionit. Aty Naim Krasniqi ka fillu me më kontrollu edhe me më sjell me grushta kah ka mujt, tani mka kap më ka çu me një dhomë pa dritë edhe apet ka fillu me më sjell edhe ma bojke fol çka ke fol, unë s’isha as në dijeni për çka o ka më thotë se bile me m’pas tregu nashta ish kan ma kallaj. Në dhomë ku më ka shti ma ka nxjerr thikën pa dritë ma bojke o fol o ka me ta nxjerr shpirtin”, shtoi viktima.
Sh.R thotë se nga presioni ka qenë i detyruar ta pranojë fajin dhe i ishte kërkuar t’i japë 100 euro që të mbyllet çështja, shumë të cilën thotë se ende nuk e ka paguar.
“Më kanë thënë se duhesh me pagu gjobën 100 euro e nëse e pagun brenda pak ditësh të bie më lirë, diku 50 euro dhe ta përmbyllim këtë çështje, mos ta bëjmë të madhe. Unë gjobën ende nuk e kam pagu pasi që nuk e shoh të arsyeshme”, ka shtuar viktima.
(Kosova Sot Online)