E qiti shtëpinë në shitje për Thaçin, ky është çmimi më i lartë që iu ofrua veteranit të luftës

  • E. /
  • 09 February 2021 - 13:18
E qiti shtëpinë në shitje për Thaçin, ky është çmimi më i lartë që iu ofrua veteranit të luftës

Një banor i fshatit Bare të Shalës së Bajgorës, e ka hedhur në shitje shtëpinë me 1 hektar tokë për ta ndihmuar mbrojten e ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit.

Veterani i UCK-së, Zenel Ferati që i takon PDK-së dhe punon si shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se paratë nga shitja e tokës dhe shtëpisë do t’i dhurojë në Fondacionin për ndihmë të Thaçit.

Në një bisedë , ai ka treguar se ka pranuar shumë oferta për t’ia blerë shtëpinë, teksa çmimi më i lartë që i është ofruar është 100 mijë euro.

“Deri më tani më janë ofruar shumë persona për me ble shtëpinë, oferta më e lartë që më ka ardhur deri më tani është 100 mijë euro. Unë këtë veprim e kam bërë me zemër sepse vet jam veteran i luftës së UCK-së dhe shpresoj që ata shumë shpejt, ata do të lirohen nga paraburgimi”, tha ai 

(Kosova Sot Online)