Lexoni edhe:
Kërkohet mbështetje më e madhe e grave në zgjedhjet e 14-shkurtit
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur në shtylla elektrike e në pemë shamia të kuqe.
E nga kjo parti kanë treguar edhe për simbolikën që kanë këto shamia.
Arbërie Nagavci përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar që “një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin”, jep ngjyra, shpresë dhe pasion.
Kërkohet mbështetje më e madhe e grave në zgjedhjet e 14-shkurtitLexoni edhe:
“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin.
Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.
Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur.
E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm.
E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme.
E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin.
E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim.
E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit.
E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin.
E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara.
E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen.
Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores.
Me ë14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt ë127.
(Kosova Sot Online)