Në Viti hajnat hyjnë në një shkollë fillore, vjedhin kompjuterë e laptopë
Një shkollë fillore në Pozheran të Vitisë mbrëmë ka qenë destinacion i hajdutëve. Aty janë vjedhur kompjuterë dhe laptopë në vlerë 2 mijë e 500 euro.
Për këtë rast, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar katër persona, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.
“Pozheran ,Viti 14-17.01.2021-NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit me datën e cekur në shkollën fillore kanë vjedhur katër kompjuterë –laptop në vlerë të 2500 euro. Kompjuterët janë konfiskuar në tre lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar prokuroria.
(Kosova Sot Online)