Alarmi i UNICEF dhe OBSH’së: 75% e vaksinave janë shpërndarë vetëm në 10 vende

  • G.g /
  • 11 February 2021 - 10:59
Alarmi i UNICEF dhe OBSH’së: 75% e vaksinave janë shpërndarë vetëm në 10 vende

Është shumë shqetësuese situata në mbarë botën në lidhje me shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit dhe këtë e shprehin shumë vende dhe organizata të ndryshme.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga UNICEF dhe OBSH, deri në këto momente rreth 75% e vaksinave të prodhuara janë shpërndarë në vetëm 10 vende.

“Deri tani tre të katërtat e vaksinave kundër koronavirusit janë aplikuar vetëm në 10 vende që përfaqësojnë 60% të GDP botërorë. Në rreth 130 vende me 2.5 miliardë persona ende nuk kanë arritur të marrin dozën e parë”, raportojnë drejtuesit e UNICEF dhe të OBSH.

(Kosova Sot Online)