
Lexoni edhe:
VV’ja kërkon publikimin e listës me votuesit e refuzuar jashtë vendit, kundërshton KQZ’ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës
Edhe kjo mbledhje është zhvilluar nën tension pas përplasjes në mes të përfaqësuesit të VV’së, Alim Rama dhe kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, shkruan Gazeta Express.
Lexo Edhe:
“Nuk është e pamundshme rënia e rasteve të reja me COVID-19, duhet vaksina dhe durimi”
Rama tha se dikush nga KQZ’ja është marr vesh me PZAP’në që ora 18:00 të jetë koha kur merren vendime, lidhur me procesin zgjedhor.
“Sa i përket në raportin që kemi kërkuar keni thënë se publikimi i listës së votuesve është në orën 19:40.edhe kjo duhet me u evidentu. Unë nuk po e shoh se ku e ka marr evidencën PZAP’ja për këtë vendim. Takimi u kry rreth asaj kohe dhe vendimi u nënshkrua pas mbledhjes se nuk ka mundur njoftimi me u nënshkru derisa nuk u kry mbledhja. Unë nuk e di kush ka komuniku brenda institucionit me PZAP’në që të marrë kohën e saktë në çfarëdo mënyrë të tyre e kanë marrë një kohë si ora 18:00, sidomos një institucion që duhet të apelojë çdo ankesë e merr një vendim që e apelon deri në mesditë”, ka thënë Rama.
Daka i reagoi se ai nuk mund të flas në KQZ, për një institucion tjetër i cili nuk është prezent.
Nëse bën ankesë për PZAP’në i drejtohesh PZAP’it.na nuk jemi institucioni… Nuk e dimë se kush ka komunikuar. Përderisa ti i drejtohesh me pyetje një institucioni që nuk është prezent unë duhet me të ndërpre. Nëse ki pyetje për PZAP’në i drejtohesh PZAP’së”, tha Daka.
Por Rama insistoi se kjo është një pyetje publike që mund ta bëj edhe në mbledhjen e KQZ’së.
“Është një pyetje publike dhe nuk mundesh mem ndërpre”, tha Rama.
“Po të ndërprerje kur fol për çështje që nuk kanë të bëjnë me punën e KQZ’së”, deklaroi Daka.
Më tutje Rama tha se kush ia ka dhënë kohën e saktë PZAP’së dhe Daka i reagoi duke i thënë “pyete PZAP’në”.
(Kosova Sot Online )