Lexoni edhe:
Mërgimtari thotë se polici e ndali në aeroport dhe i tregoi për kë të votojë
Policia në Amsterdam të Holandës mendoi se ka gjetur një person të vrarë, por në të vërtetë ishte vetëm një dordolec i shtrirë.
Zyrtarët policorë që të martën po patrullonin në zonën Oosterpark iu afruan masës së borës që nga larg dukej si njeri i shtrirë.
Megjithatë, kur iu afruan vendit të dyshimtë, policët panë se aty në të vërtetë ishte vetëm një dordolec i shtrirë në borë, shkruan Daily Mail,
Mërgimtari thotë se polici e ndali në aeroport dhe i tregoi për kë të votojëLexoni edhe:
“Viktimë e krimit? A nuk është mirë dikush? Pasi kolegët tanë arritën te “trupi”, ata panë se shiriti i policisë apo ambulanca nuk do të jenë të nevojshme. Në fakt ishte një copë e bukur e artit në borë, përfshirë një karotë. Të paktën, kolegët tanë mundën të qeshnin me të”, thuhet në deklaratën e policisë.
Holanda, njësoj si disa vende tjera evropiane, është përfshirë nga një valë e të ftohtit dimëror në muajin shkurt, duke shënuar temperatura të ulëta që janë afër rekordit.
Në Egmond aan Zee, 25 milje nga Amsterdami, u regjistrua temperatura -20.5 gradë të mërkurën në mbrëmje. Meteorologët kanë paralajmëruar se moti mund të ftohet edhe më shumë këtë fundjavë.
(Kosova Sot Online)