Lexoni edhe:
Menduan se është njeri i vrarë, policia gjen dordolec të shtrirë
Pas lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, ka reaguar mikrobiologu Lul Raka.
Raka ka thënë se as ai e as bordi këshillëdhënës nuk është konsultuar për lehtësimin e masave.
“Sot në media pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës”. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë”, ka thënë ai.
Menduan se është njeri i vrarë, policia gjen dordolec të shtrirëLexoni edhe:
Raka ka thënë tutje se ai është kundër lirimit të masave në këtë kohë.
“Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit, çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
(Kosova Sot Online)