Lexoni edhe:
Specialja i refuzon katër veta që u paraqitën si viktima të Salih Mustafës
Ministria e Shëndetësisë ka dalur më një komunikatë zyrtare për të treguar se si është marrë vendimi për lirimin e masave kundër virusit Covid-19.
Infektologu Lul Raka tha më herët se Bordi për Këshilldhënës për COVID-19 nuk ka dhënë këshilla për largimin e orës policore dhe masave tjera të cilat u prezantuan gjatë ditës nga MSH.
Specialja i refuzon katër veta që u paraqitën si viktima të Salih MustafësLexoni edhe:
Ndërkohë MSH thotë se vendimi është marrë bazuar në situatën epidemiologjike në Kosovë.
“Sqarim nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërlidhur me interpretimet e ndryshme rreth masave të fundit anti covid-19 në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë sqaron se vendimet e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë marrë sipas propozimeve të MSh-së bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, e cila gjatë këtij muaji ka rezultuar të jetë më e qetë”, thuhet në reagim.
Ndërkohë tutje thuhet se masat parimisht nuk janë ndryshuar, përvec largimit të orës policore në komunat që ishin cilësuar si “zonë e kuqe”
“Parimisht, mbesin në fuqi pothuajse masat e njëjta përveç heqjes së orës policore në komunat në “zonën e kuqe”, e cila tashmë si masë nuk ka ndonjë ndikim pozitiv si dhe kthimi i mësimit me prani fizike në fakultete, duke respektuar Manualin për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e COVID-19. Sa i përket Bordit këshillëdhënës për Covid-19, sipas mandatit që ka, ky bord është trup këshillëdhënës që i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë dhe jep këshilla sipas kërkesave të ministrit për çështje të lidhura me COVID-19”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online)