‘Kush ka kaluar Covid-in, të marrë vetëm një dozë vaksine’/ Ja sugjerimet e ekspertëve francezë

  • E. /
  • 13 February 2021 - 14:33
‘Kush ka kaluar Covid-in, të marrë vetëm një dozë vaksine’/ Ja sugjerimet e ekspertëve francezë

‘Kushdo që është infektuar me koronavirus duhet të marrë vetëm një dozë vaksine, në vend të dy dozave normale’, rekomandojnë autoritetet shëndetësore të Francës.

Sipas ekspertëve, njerëzit që shërohen nga Covid kanë imunitet dhe duhet të vaksinohen tre-gjashtë muaj më vonë.

Franca është vendi i parë që jep këtë këshillë, raporton BBC.

Vendi ka kryer gati 2.8 milion vaksina deri më tani, tha ministria e shëndetësisë.

“Një dozë e vetme vaksine do të … luajë rolin e ‘kujtesës” të trupit të dikujt të infektuar më parë me koronavirus se si të luftohet sëmundja, tha Haute Autorité de Santé (HAS).

Rekomandimi vjen ndërsa qeveritë në të gjithë botën po nxitojnë të vaksinojnë qytetarët dhe të përpiqen të kthejnë jetën në normalitet.

Të paktën 3.4 milion njerëz në Francë janë infektuar me Covid-19, por shifra e vërtetë mendohet të jetë më e lartë. Rreth 81,000 njerëz kanë vdekur.

Fushata e vaksinimit në Francës filloi në dhjetor, por mbetet prapa vendeve të tjera si Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Britania e Madhe.

Tri vaksinat kryesore të përdorura globalisht administrohen në dy doza, me një diferencë kohore.

(Kosova Sot Online)