Lexoni edhe:
Do të votojë kundër teje....
Kutitë e votimit janë hapur edhe në Prizren. Votimi tashmë ka nisur edhe në shkollën “Abdyl Frashëri”.
Gazetarja po qëndron në Prizren, ku ka biseduar me menaxherin e kësaj qendre, Alidin Flugajn, i cili ka thënë se gjithçka ka nisur me kohë në këtë qendër dhe se tashmë qytetarët kanë nisur të votojnë.
Do të votojë kundër teje....Lexoni edhe:
“Në këtë qendër votojnë mbi 10 mijë votues dhe gjithçka është gati. Tani më ka kaluar ora 07:00 dhe njerëzit e parë kanë filluar të vijnë, por po shpresojmë që gjatë ditës të rritet numri i tyre. S’kemi pas probleme sa i përket përgatitjeve. Komisionerët kanë ardh në kohë dhe gjithçka është në rregull. Nëpër koridore janë vendosur shenja për mbajtje të maskave, distancës sociale e masa të tjera”, ka thënë Flugaj.
(Kosova Sot Online)