Ambasadori britanik në Pejë: Jam i kënaqur që pavarësisht borës, shumë njerëz po dalin në votime

  • E. /
  • 14 February 2021 - 11:52
Ambasadori britanik në Pejë: Jam i kënaqur që pavarësisht borës, shumë njerëz po dalin në votime

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka treguar se sot ka vizituar qytetin e Pejës duke vëzhguar se si po ecë procesi i votimit atje.

Abbott ka thënë se përkundër borës dhe motit të ftohtë njerëz të shumtë në Pejë i janë drejtuar kutive të votimit.

“Ndalesa ime e parë në ditën e ngarkuar të vëzhgimit të zgjedhjeve, përkundër borës, isha i kënaqur të shihja kaq shumë njerëz që votonin në Pejë”, ka shkruar Abbott.

(Kosova Sot Online)