E moshuara shkon për të votuar me fotografinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

  • E. /
  • 14 February 2021 - 15:13
E moshuara shkon për të votuar me fotografinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Kushtet e vështira atmosferike nuk i kanë ndalur qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit.

Të drejtën për të votuar e ka ushtruar edhe një e moshuar, fotoja e së cilës po shpërndahet shumë në rrjete sociale.

Arsye për këtë është fotografia që ka mbajtur në duar, derisa i është drejtuar kutive të votimit.

Ajo mbante në duar një fotografi me fytyrat e dy udhëheqësve të luftës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

(Kosova Sot Online)