Banorët nga fshatrat e Gollakut s’mund të dalin të votojnë shkaku i borës së madhe
Në fshatin Prapashticë dhe fshatrat e tjerë të Gollakut rrugët janë bërë të pakalueshme duke shkaktuar vështirësi për banorët që të dalin dhe të votojnë.
Një banor nga ky fshat ka thënë se pavarësisht dëshirës, reshjet e shumta të borës ua kanë pamundësuar që të dalin dhe të votojnë.
“Që tri orë jemi duke u ballafaquar që të dalim në votime, por nuk po mundemi. Plus kësaj, jemi fermerë dhe i kemi fermat e ngujuara”.
“Prapashticë, Gllogovicë, Hajkobilë dhe Dabishec – të gjitha janë të bllokuara. Kërkush nuk del me na vizitu neve, veç kur iu duhen votat vijnë ata me xhipa”
Në ndërkohë, një qytetar tjetër ka thënë se këto probleme iu ndodhin çdo herë.
“Fshatarët që janë këtu kanë mbetur të bllokuar. Nuk është në rregull kjo”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)