Lexoni edhe:
Partitë politike në Kosovë si prona private, votuesit po ikin drejt VETËVENDOSJES si përroi vërshues
Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë me erë pasdite.
15.02 – Shumë ftohtë, me erë pasdite. Pjesërisht vranët me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. Në mbrëmje kthjellime.
16.02 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.
17.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mbetet ftohtë. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, aty këtu me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore.
18.02 – Paradite pjesërisht vranët, ditën kryesisht me diell.
19.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.
Temperaturat minimale pas një rënie edhe deri në -11C, ditëve të ardhshme fillojnë të rriten deri në -2C, të enjten, ndërsa maksimalet gradualisht shënojnë rritje nga 0C, të hënën, deri në 9C ditën e premte.
Edhe ditën e hënë parashihet të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-13m/s, e nga dita e martë kryesisht me qetësi dhe era të lehta drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje shumë lartë mbi vlera normale, e megjithë një tendencë të rënies mbetet mbi vlera normale.
(Ksova Sot Online)