
Ambasadori italin porosi Kurtit dhe Osmanit: Po presim formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në Twitter pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që e kanë radhitur të parën Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një shkrimi në këtë rrjet social, Orlando ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se po presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e presidentit.
“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)