Lexoni edhe:
Ja si u goditën komandantët mashtrues të luftës, të lidhur me krimin e organizuar, e që u shndërruan në lypsar votash!
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Pas homazheve, Kurti dhe Osmani kanë folur shkurtimisht para mediave.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka uruar 13-vjetorin e pavarësisë duke thënë se uron që përvjetorin i 14-të të e gjejë Kosovën me drejtësi e zhvillim.
“Urime e gëzuar përvjetori i 13-të me shpresim dhe besim se viti i 14-të i shtetit tonë do të jetë me drejtësi, me demoratizim e zhvillim”, ka thënë ai.
Kurti tha se kanë vendosur lule të freskëta te varri i presidentit të parë të Kosovës duke thënë se kujtojnë personalitetet kombëtare historike në këtë ditë.
“Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike që kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme andaj vendosëm lule të freskëta te presidenti i parë doktor Ibrahim Rugova që ishte edhe presidenti i parë në Kosovën e çliruar për të vazhduar në aktivitete të tjera.
I falënderojmë qytetarët që kanë kontribuar për këtë ditët dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët ata të cilët nuk janë më e falë të cilëve e kemi lirinë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)