Ramush Haradinaj homazhe në Gllogjan: Nderimi bëhet më i fuqishëm në ditë të shënuara

  • E /
  • 17 February 2021 - 10:43
Ramush Haradinaj homazhe në Gllogjan: Nderimi bëhet më i fuqishëm në ditë të shënuara

Sot shënohet 13 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ditë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka filluar me homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Pas vizitës në Reçak, ku Haradinaj ka bërë homazhe për dëshmorët dhe martirët e lirisë, vizitën e vazhoi në Gllogjan.

Kujtojmë se Haradinaj ka qenë edhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.

Haradinaj në Gllogjan ka bërë homazhe për dëshmorët e Zonës së Dukagjinit dhe bashkëluftëtarët.

“I bashkohem nderimit për të rënëve për liri. Nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të shënume, pra në ditën e përvjetorit të 13 të vendit”, ka thënë Haradinaj.

“Kosova ka pas edhe sukseses edhe sifdat e veta. Kosova e pavaur do të ecë drejt zhvillimit, integrimit në BE e rrugës së saj në bashkim me Shqipërinë”, ka shtuar Haradinaj nga Gllogjani.

(Kosova Sot Online)