Lexoni edhe:
Kryesuesi i një vendvotimi në Pejë liroi komisionarët të shkojnë në shtëpi pa u numëruar votat
Gruaja e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është shfaqur për herë të parë në publik pas një viti.
Ri Sol-ju ishte bashkë me burrin e saj të martën në një koncert që shënonte festën e ditëlindjes së babait të ndjerë të Kim dhe ish-udhëheqësit të këtij vendi, Kim Jong-il.
Sol-ju shpesh e ka shoqëruar Kim në ngjarje të mëdha në të kaluarën, por nuk ishte parë që nga janari i vitit të kaluar.
Mungesa e saj ngjalli spekulime mbi shëndetin e saj ose një shtatzëni të mundshme.
Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut ka thënë se Ri i ka shmangur shfaqjet në publik për shkak të shqetësimeve nga COVID-19, shkruan BBC.
(Kosova Sot Online)