Pista me ski mes qytetit për norvegjezët që nuk shkojnë në mal

  • G.g /
  • 17 February 2021 - 12:29
Pista me ski mes qytetit për norvegjezët që nuk shkojnë në mal

Vendpushimet e skive të mbyllura? Në kohë pandemie është kthyer në një problem.

Në Norvegji po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i sistemuar gjërat, duke takuar qytetarët e Oslos, të cilëve u ndalohet të arrijnë në vendpushimet e skive për të mos krijuar turma për shkak të pandemisë Covid 19.

Autoritetet lokale të kryeqytetit norvegjez, kanë vendosur të transportojnë sasi të mëdha të borës në qendër të qytetit, për të krijuar pista të improvizuara për ski.

Në Parkun Torshovdalen, ka hapësirë ëpër ski, “snow-board” dhe udhëtim me slita për të apasionuarit e të gjitha moshave.

(Kosova Sot Online)