Lexoni edhe:
I shembet shtëpiza nga bora, vdes djali 7-vjeçar
21-vjeçari Kadrush Ilazi, i cili është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, prapa vetës ka një histori të trishtë dhe të lavdishme. Të qenit pjesë e FSK’së lidhet ngushtë me të kaluarën e babait, i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në manifestimin qendror të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për 13-vjetorin e Pavarësisë, ishte flamurtar i kuadrit të regjimentit të parë të FSK’së.
I shembet shtëpiza nga bora, vdes djali 7-vjeçar Lexoni edhe:
Arsyeja pse po mbante në duar flamurin e ushtrisë është pikërisht e kaluara e tij familjare.
Kadrush Ilazi, ushtari 21-vjeçar i FSK’së, u nderua si flamurtar, pasi është djalë dëshmori. Babai i tij, emrin e të cilit e ka trashëguar, u vra në moshën 33-vjeçare, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave të armatosura serbe.
Historia e ushtarit të FSK’së, Kadrush Ilazi, është e trishtë. Ai nuk pati fatin ta takojë asnjëherë babanë.
Të mërkurën e 21 korrikut të vitit 1999, Kadrush Ilazi (babai), u vra nga forcat serbe. Një javë më pas, në ditën e njëjtë, në familjen Ilazi erdhi në jetë djali i dëshmorit, i cili u pagëzua me emrin e babait.
Pas 19 vjetësh, djali i dëshmorit vazhdoi rrugën që kishte nisur i ati. Ai u bë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Duke i shërbyer atdheut në ushtri, aty ai gjeti edhe dashurinë e jetës, ushtaren e FSK’së, Erona Bratin.
Historia e babait
Kadrush Ilazi nga fshati Firajë i komunës së Shtërpcës, kishte emigruar në Gjermani.
Pas fillimit të luftës në Kosovë, ai u kthye nga Gjermania, për t’i dalë zot atdheut. Pasi u bë pjesë e radhëve të UÇK’së, u emërua komandant i togut, në batalionin 206.
Më 21 korrik të vitit 1999, Kadrush Ilazi u vra nga forcat e armatosura serbe.
Pas vetes ai la bashkëshorten shtatzënë dhe dy vajza.
(Kosova Sot Online)