Lexoni edhe:
Ky ishte momenti kur Presidenti Bush kishte njohur pavarësinë e Kosovës më 2008
Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën patronazhin e ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani është organizuar pritje shtetërore.
Të pranishëm në ketë pritje ishin kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, përfaqësues të institucioneve vendore, ambasadorë të shteteve e përfaqësues fetar etj.
Ky ishte momenti kur Presidenti Bush kishte njohur pavarësinë e Kosovës më 2008Lexoni edhe:
Me këtë rast Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, para të pranishmëve tha se rezistenca paqësore e presidentit Rugova kundrejt një regjimi gjenocidal dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin Jashari dhe familjen e tij kurorëzuan përpjekjet tona për liri e për pavarësi.
“Për këtë ditë dhanë jetën shumë heronj e heroina të cilët do të kujtohen përjetësisht. Nën udhëheqjen e këtyre figurave emblematike ne mësuam se qëllimet madhore e kombëtare as nuk mund të përballohen e as nuk mund të realizohen pa unifikim”, theksoi Osmani.
(Kosova Sot Online)