Mrekulli? Bebes i zvogëlohet tumori pas puthjes së Papës (Foto)
Gianna, 1 vjeç, është shumë e sëmurë.
Ajo do vdesë, thonë mjekët.
Bebja vuan që nga lindja nga një tumor i pashërueshëm.
Nuk ka shpresa për një jetë të gjatë dhe të lumtur.
Kjo ishte gjendja deri në gusht të këtij viti.
Skanimet tregonin tumorin në trurin e vajzës së vogël.
Qelizat e gjakut sulmonin vazhdimisht sinapset.
Një sëmundje e rrallë, për të cilën nuk ka trajtim.
Por më pas prindërit e vajzës, amerikanët Joey dhe Kristen Masciantonio vizituan një paradë të Papës në Filadelfia.
Aty ndodhi e pazakonta.
Papa ia hodhi sytë krejt papritur vogëlushes Gianna.
U ndal dhe e puthi në mes të kokës.
Një përjetim i veçantë për vajzën e sëmurë.
Por më pas ndodhi mrekullia.
Tumori i vajzës nisi të tkurret.
Kur bënë skanimet në nëntor, prindërit nuk u besonin syve.
Tumori ishte zvogëluar kaq shumë, sa nuk shihej më.
A e shëroi Papa vajzën e vogël?
Babai është i bindur se bëhet fjalë për një mrekulli.
Edhe pse asgjë nuk është akoma e sigurt, vajza ka nisur rrugën drejt rimëkëmbjes dhe shpreson për një jetë normale.
Nëna e saj thotë: “Ajo po bëhet çdo ditë më mirë. Arrin të puthë dhe tregon gjërat me gisht”.