Zhytësi publikon fotografi mahnitëse të shpellave nënujore

  • E. /
  • 20 February 2021 - 12:18
Zhytësi publikon fotografi mahnitëse të shpellave nënujore

Një zhytës i guximshëm është futur në thellësinë e një lumi në Meksikë për të bërë fotografi magjepsëse të një labirinti nënujor, i cili në të kaluarën është adhuruar nga fisi Maya.

Martin Broen, 50 vjeç, u fut në thellësi të lumit Riviera Maya në Meksikë për t’i fotografuar hapësirat magjike nënujore, të cilat janë formuar gjatë Epokës së Akullit, miliona vite më parë.

Zhytësi nga Nju Jorku i bëri fotografitë interesante përderisa ishte duke eksploruar 60 sisteme të ndryshme të shpellave mes Playa del Carmenit dhe Tulumit, shkruan Daily Mail.

Në fundin e disa shpellave mund të gjenden edhe eshtra të njeriut dhe të disa kafshëve. Të ashtuquajturat “bunaret e shenjta” janë adhuruar nga fisi Maja dhe nganjëherë janë përdorur për sakrifikimin e njerëzve.

“Për shumë vjet jam munduar që t’i fotografoj bukuritë e sistemeve nënujore të shpellave. Ato mund t’u ofrojnë zhytësve përvoja surreale, të cilat janë më të ngjashme me eksplorimin e hapësirës apo udhëtimin prapa në kohë”, tha zhytësi amerikan.

“Shpellat janë formuar për miliona vjet, gjatë Epokës së Akullit, kur ato kanë qenë të thata. Ato më pas u ruajtën në kohë, kur niveli i detit u rrit dhe shpellat u vërshuan”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)