Sava Janic pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit: I tmerruar nga rasti, ata nuk janë serbë por çnjerëzorë

  • E. /
  • 23 February 2021 - 08:35
Sava Janic pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit: I tmerruar nga rasti, ata nuk janë serbë por çnjerëzorë

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janic ka reaguar pasi që djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur dje teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Janic ka thënë se është i tmerruar nga rasti.

Janic ka thënë se ky është një krim i tmerrshëm e ata që e kanë kryer këtë vepër nuk janë serbë po çnjerëzor.

Ai tutje ka thënë se autorët duhet të identifikohen sa më shpejt, e me që ekziston edhe video një gjë e tillë shton se nuk është e vështirë që të bëhet.

(Kosova Sot Online)