MASH thirrje nxënësve e mësimdhënësve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19

  • E. /
  • 23 February 2021 - 12:16
MASH thirrje nxënësve e mësimdhënësve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) iu bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë.

Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

Po ashtu, MASh kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

MASh, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndëmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe MSh-së.

(Kosova Sot Online)