Lexoni edhe:
Shtohen vjedhjet e veturave në Chicago, kërkohet ndalimi i lojës “Grand Theft Auto”
Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut ka arritur që të grumbullojë mbi 8 mijë vota në Drenas e Skenderaj.
Djali i kryetarit të Degës së PDK’së në Skenderaj, arriti që vetëm në këtë qytet të marr 6 mijë e 169 vota, nga numërimi i votave në 74 vendvotime.
Shtohen vjedhjet e veturave në Chicago, kërkohet ndalimi i lojës “Grand Theft Auto”Lexoni edhe:
Lushtaku vota arriti të marr edhe në vendlindjen e babait, pra në Prekaz.
Nga 438 vota sa mori Partia Demokratike e Kosovës, Lushtaku në vendlindje grumbulloi gjithsej 274 vota.
Në ndërkohë në Drenas, Mërgim Lushtaku nga numërimi i votave në 70 vendvotime, doli se 2 mijë e 227 qytetarë ia besuan votën e tyre atij.
Në total në Drenas e Skenderaj, Mërgim Lushtaku arriti të marr 8 mijë e 396 vota.
Lushtaku është në mesin e kandidatëve nga Partia Demokratike e Kosovës që kanë arritur që të marrin vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Këto shifra janë nxjerrë nga numërimi i votave në fletëvotimet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
(Kosova Sot Online)