![](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/24/200x200_3211614158566.jpg)
Lexoni edhe:
Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë
S.R 31-vjeç nga fshati Beguncë i komunës së Vitisë, është prangosur dhe për të është kërkuar paraburgim. Sipas prokurorisë ai me dashje dhe i vetëdijshem se vajza është e mitur (emër i njohur për redaksinë), ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe e ka lënë shtatzënë.
Media ka siguruar dosjen e Prokurorisë për 31-vjeçarin, për të cilin sot Gjykata Themelore e Gjilanit do të marrë vendim për kërkesën e caktimit të paraburgimit.
Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së BujqësisëLexoni edhe:
“Në korrik të vitit 2020 i pandehuri me dashje edhe pse e ka ditë që e mitura është nën moshën 16-vjeçare, ka krijuar bashkësi jashtëmartesore edhe atë ka kryer vepër penale permanente”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Sipas raportit policor e mitura është në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, ndërsa pas marrjes së informacionit policia ka bërë arrestimin e S.R., (emër i njohur për redaksinë).
“I pandehuri ka jetuar bashkë me të miturën dhe në bazë të raportit policor e mitura është shtatzënë dhe gjendet në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë”, thuhet tutje në dosjen e Prokurorisë.
31-vjeçari u arrestua nën dyshimet për kryerjen e vepres penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.
Ndërsa, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 31-vjeçarin, vendimi për të do të merret gjatë ditës së sotme.
Ai është arrestuar para dy ditësh dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Media ka tentuar të mësojë më shumë rreth gjendjes shëndetësore të vajzës së mitur, por deri në këtë moment nuk është pranuar ndonjë përgjigje nga SHSKUK.
(Kosova Sot Online)