
Lexoni edhe:
Nis seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, gjykatësi e pranon kërkesën e nënkryetarit të OVL-së dhe jep një urdhër
KQZ’ja është duke planifikuar që deri të premten të përfundoj rinumërimin e 500 vendvotimeve në Kosovë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se ky institucion tanimë ka rritur edhe kapacitetet e tavolinave të numërimit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga 28 tavolina numërimi tani janë 40. Kjo është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve planifikojmë ta përfundojmë deri të premten”, ka thënë Elezi.
Aktualisht në KQZ është duke u zhvilluar edhe procesi i verifikimit të votueseve nga diaspora.
Sipas organizatës Germin deri mbrëmë në ora 19:00 janë refuzuar 12.566 votues nga diaspora.
https://www.facebook.com/GerminKS/posts/2911274919146569
(Kosova Sot Online)