Këto janë dy çantat me para që dyshohet se i konfiskoi Policia sot
Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna tjera.
Në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, dhe disa zyrtarë tjerë.
Gjatë bastisjes së sotme, janë konfiskuar edhe dy çanta me para, gjë për të cilën reagoi edhe Ehat Miftaraj përmes një postimi duke thënë se në këtë aksion duket se janë konfiskuar dy valixhe me para, teksa ka lavdëruar prokurorin e rastit Rafet Halimin dhe zyrtarët policorë që kanë marr pjesë në këtë aksion.
(Kosova Sot Online)