
Lexoni edhe:
Isa Mustafa po pështjell diçka të mbrapshtë, ujkut të vjetër ja pa sherrin vetë LDK-ja
Një detar që ra nga një anije furnizimesh në Oqeanin Paqësor në orën 4 të mëngjesit qëndroi për më shumë se 14 orë i kapur për një bove para se të shpëtohej.
I vetëm në mes të oqeanit dhe pa jelek shpëtues, ai vendosi në mëngjes që të notonte drejt një pike të zezë që e pa në horizont. Më vonë doli që ky vendim ia shpëtoi jetën.
Isa Mustafa po pështjell diçka të mbrapshtë, ujkut të vjetër ja pa sherrin vetë LDK-jaLexoni edhe:
Vidam Perevertilov, kryeinxhinier i anijes “Silver Supporter” i kishte thënë djalit të tij se nuk ndihej mirë pasi e kishte përfunduar ndërrimin e natës dhe kishte dalë jashtë dhomës së motorit për t’u freskuar, para se të binte nga anija, shkruan The Guardian.
Isa Mustafa po pështjell diçka të mbrapshtë, ujkut të vjetër ja pa sherrin vetë LDK-jaLexoni edhe:
“Atij nuk i kujtohet kur ka rënë nga anija. Mund t’i ketë rënë të fikët”, tha djali i tij, Marati, për një medium të Zelandës së Re.
Perevetilovit i kujtohet kur i është kthyer vetëdija dhe kur e ka parë anijen duke u larguar në errësirë. Ekuipazhi nuk e vërejti mungesën e tij për gjashtë orë.
Anija lëshoi thirrje alarmi, ndërsa një aeroplan i forcave detare franceze iu bashkua kërkimit nga Polinezia, ndërsa shërbimi meteorologjik francez i hulumtoi drejtimin e erës dhe rrymat e ujit për ta parashikuar lëvizjen e mundshme të detarit të zhdukur.
“Vullneti i tij për të mbijetuar ishte i fortë, por më tha se kishte vështirësi të qëndronte mbi ujë derisa lindi dielli”, tha djali i tij. Perevertilov u nxor nga uji shumë i lodhur, por nuk ishte i lënduar.
(Kosova Sot Online)