Lexoni edhe:
Ku ta gjejmë një grusht dorë të fortë për t'i futur në burg këta hajna të politikës të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje?
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe kreut e Shërbimit Spitalor, Valbon Krasniqin, për të vlerësuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në vend, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike.
“Në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka shkruar Hoti.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4112833848777938
(Kosova Sot Online)