Lexoni edhe:
Agim Aliu pas vdekjes së 20-vjeçares që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj: Humbëm një mike të çmuar
Një grua raportohet se ka humbur jetën pak më parë në Tiranë, në zonën e rrethrrotullitmit të ish-sheshit “Shqiponja”.
Kamioni i tonazhit të rëndë të firmës që po punon në segmentin e Unazës, ka shtypur gruan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”. Ka qenë shoferi 43-vjeçar me iniciale P. Rr., që ka përplasur gruan, rreth 60 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)