![](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/26/200x200_33221614322283.jpg)
Lexoni edhe:
Ku ta gjejmë një grusht dorë të fortë për t'i futur në burg këta hajna të politikës të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje?
Një organizatë për mbrojtjen e bujqësisë në Zvicër është duke rekrutuar vullnetarë që duan të kujdesen natën për tufat dhe kullotat.
Mediumet e huaja shkruajnë se OPPAL, organizata në fjalë, thotë se prania e përhershme e njerëzve në këto zona malore, ul sulmet e ujqërve ndaj tufave të kafshëve.
“Ujku nuk sulmon njerëzit. Vetëm prania ynë është e mjaftueshme për ta trembur atë”, ka thënë Isabelle Germanier, përgjegjëse e OPPAL-it në Zvicër.
Vullnetarët nuk do “luftojnë” ujqërit. Ata do trajtohen sesi të sillen në rast kur përballë kanë ujkun dhe si t’i ruajnë tufat e kafshëve gjatë natës.
(Kosova Sot Online)